Aksident trafiku në Carralevë të Shtimes, lëndohet një person, Policia jep detaje

Aksident trafiku në Carralevë të Shtimes, lëndohet një person, Policia jep detaje

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mëngjesin e  sotëm  në fshatin Carralevë të Shtimës.

Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin  e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka treguar se në aksident janë përfshi dy vetura.

“Sot rreth orës 02:23 kemi pranuar një informatë se në fshatin Carralevë ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë të përfshira dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja. Një person është lënduar dhe është trajtuar në Shtime”, tha ai.

Veseli tha se detaje tjera lidhur me aksidentin do të bëhen publike më vonë./Periskopi/

Shpërndaje në: