Pesë vite nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së, Hamza: Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin
Janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Në këtë përvjetor, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin, raporton Periskopi.
“Gjykata Speciale e ka humbur integritetin dhe dinjitetin. Sot, 5 vjet pas dërgimit të ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, më askush nuk mund ta fshehë se kjo është një padrejtësi e pashembullt”, ka thënë Hamza.
Sipas tij, aleatët e lirisë sonë, pavarësisë së shtetit tonë dhe paqes rajonale, duhet ta ndalojnë këtë proces të manipuluar.
“Drejtësia që besojmë dhe kërkojmë është ajo që i shërben të vërtetës dhe jo agjendave të fshehta politike.Kjo padrejtësi duhet të marrë fund!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
5 vjet nga “hapsanja” me akuza të pabazuara të Speciales për ish-krerët e UÇK’së



