Futbollisti kosovar ftohet nga Zvicra për ndeshjen me Kosovën
Futbollisti, Andi Zeqiri u thirr në ekipin kombëtar të Zvicrës për ndeshjet kundër Suedisë dhe Kosovës.
Klubi polak, Widzew Lodz ka konfirmuar se Zeqiri është ftuar nga kombëtarja zvicerane për dy ndeshjet e nëntorit.
Kujtojmë se Zeqiri ishte shumë afër kalimit tek Kosova, por në fund e zgjodhi Zvicrën, duke lënë “Dardanët”.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës luhet me 18 nëntor nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.



