10 persona të lënduar, shoferi futet në turmën e njerëzve në ishullin francez bërtitit “Allahu Ekber”
Një shofer është përplasur me një turmë njerëzish në një ishull turistik francez, pasi ka bërtitur ‘Allahu Ekber’, sipas raportimeve.
Incidenti ka lënë dhjetë persona të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 8:45 të mëngjesit të mërkurën midis fshatrave Dolus-d’Oléron dhe Saint-Pierre-d’Oléron në rajonin Charente-Maritime.
Sipas mediave franceze, shoferi e drejtoi qëllimisht automjetin e tij drejt këmbësorëve dhe një çiklisti, raporton dailymail.co.uk, transmeton Periskopi.
Dëshmitarët pretenduan se burri bërtiti ‘Allahu Ekber’ përpara se të përshpejtonte makinën , megjithëse hetuesit ende nuk e kanë konfirmuar këtë detaj.
Policia franceze po shqyrton se gjithashtu nëse i dyshuari mund të ketë vuajtur nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërsa më vonë, oficerët arrestuan të dyshuarin ndërsa thuhet se ai u përpoq t’i vinte flakën makinës së tij. Ai u mor në paraburgim pa rezistencë.
Raportet lokale thonë se burri është një shtetas francez në të tridhjetat dhe jeton në La Cotiniere, një fshat në bregdetin perëndimor të Île d’Oléron.
Kurse, kryebashkiaku i Saint-Pierre-d’Oléron, Christophe Sueur, i tha Le Parisien: “Ai është i njohur për shkeljet e tij të shumta, veçanërisht për shkak të përdorimit të rregullt të drogës dhe alkoolit.”
Raportet thonë se burri nuk është i listuar në bazën e të dhënave të vendit që përdoret për të monitoruar individët e dyshuar për radikalizim.
Policia dhe prokurorët kanë hapur një hetim dhe motivi mbetet nën shqyrtim.
Sipas informacionit të trafikut nga Info Traffic 17, incidenti i parë që përfshinte një automjet dhe një këmbësor ndodhi pranë supermarketit Intermarché në Dolus-d’Oléron.
Një aksident i dytë, që përfshinte një këmbësor, ndodhi në Route du Treuil, në të njëjtin qytet. Thuhet se shoferi ka goditur një çiklist.
Në X, Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez shkroi: ‘Këtë mëngjes, një shofer goditi disa këmbësorë dhe çiklistë në Saint-Pierre-d’Oléron dhe Dolus-d’Oléron.
‘Dy viktima janë në gjendje kritike dhe tre të tjerë u plagosën. Shoferi u arrestua nga policia. Një hetim është duke u zhvilluar. Me kërkesë të Kryeministrit, unë do të shkoj atje.’/Periskopi/



