Dyshohet se motivi i vrasjes së dyfishtë në Malishevë ishte një fjalosje

Dyshohet se motivi i vrasjes së dyfishtë në Malishevë ishte një fjalosje

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat dyshohet se janë vëllezër, ndërsa i dyshuari që është në arrati është dhëndër i tyre.

Lajmin e konfirmoi Lumni Graishta nga Policia në Gjakovë.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”, tha ai.

Graishta shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një fjalosje

Policia jep detaje nga vrasja e dy vëllezërve në Malishevë

 

Shpërndaje në: