Publikohet programi i Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Publikohet programi i Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Përfaqësuesja e Kosovës gjatë muajit nëntor zhvillon dy ndeshjet e fundit për kualifikueset e Kampionatit Botëror.

Këto dy ndeshje janë të rëndësishme ku do të vendoset nëse ”Dardanët” do të sigurojnë biletën për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Sipas njoftimit nga FFK-ja, selektori Franco Foda nesër me 7 nëntor do të publikoj listën me futbollistët e ftuar.

Me 10 nëntor do të mbaj konferencën për media në ora 12:00, derisa nga ora 17:00 do të zhvillohet seanca e parë stërvitore, në Kampin Nacional në Hajvali.

Kosova do të përballet me 15 nëntor ndaj Sllovenisë derisa me 18 nëntor luan ndaj Zvicrës, në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shpërndaje në: