Kurti pasi “bleu” votën e studentave për garën e balotazhit:Ata janë prioritet i qeverisë sonë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ditë më parë në një mbledhje të Qeverisë kishte treguar për vendimin e tij që t’ua ndajë studentëve nga 100 euro.
Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga balotazhi i 9 nëntorit, Kurti ka dalë me njoftimin se është bërë pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të 100 eurove.
“Sot është procesuar pagesa për grupin e parë të studentëve që janë kualifikuar si përfitues të shumës së njëhershme prej 100 eurove, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.
Janë gjithsej 49,623 studentë përfitues të të gjitha drejtimeve e institucioneve arsimore, publike e private që janë procesuar me grupin e parë.”, ka shkruar Kurti.



