Kryeziu: Po përdor shtetin si mjet elektoral vetëm tre ditë para zgjedhjeve

Kryeziu: Po përdor shtetin si mjet elektoral vetëm tre ditë para zgjedhjeve

Pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen e shtesave prej 100 euro për secilin student të Kosovës, drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka akuzuar ekzekutivin për abuzim me fondet publike në prag të zgjedhjeve.

“Abuzimi dhe keqshfrytëzimi i taksave publike dhe postës zyrtare të Zyrës së Kryeministrit për dërgimin e mesazheve të tilla vetëm tre ditë para ditës së zgjedhjeve, është i ndaluar kategorikisht sipas standardeve demokratike vendore dhe ndërkombëtare për integritet elektoral,” ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Sipas tij, “kjo ndërhyrje cenon drejtpërdrejt integritetin zgjedhor dhe parimin e barazisë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të jenë të lira e të ndershme, nëse shteti përdoret si instrument elektoral.”

Hykmete Bajrami: Deputeti që dështoi të bëhet Kryeministër, e ka trashë thesin me paratë tona

Shpërndaje në: