Sulmuesi i Kosovës lëndohet para ndeshjeve të nëntorit

Sulmuesi i Kosovës lëndohet para ndeshjeve të nëntorit

Albion Rrahmani ka pësuar lëndim para ndeshjeve që Kosova i luan në nëntor me Slloveninë dhe Zvicrën, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026. 

Rrahmani u zëvendësua në minutën e 24-t në ndeshjen e Spartës së Pragës ndaj Rakowit polak, përcjell koha.net.

Nuk është raportuar për një lëndim të rëndë. Mediat çeke kanë shkruar se ai nuk është ndier mirë dhe vendin e tij e zuri Lukas Harslin.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe u mbyll pa gola.

Sparta ka katër pikë në tri ndeshje, një më pak se Rakowi./Periskopi/

Shpërndaje në: