Besnik Osmani i LDK-së prezanton projektin për rrethrrotullimin e ri në Zonën Industriale të Fushë Kosovës
Kandidati për Kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani, ka njoftuar për projektin për rethrrotullimi në Zonën Industrial.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook se rrethrrotollimi do të lidh rrugën “Dardania” me “Nënë Tereza”.
“Rrethrrotullimi në Zonën Industriale (tek Kastrati), që lidh rrugën ‘Dardania’ me ‘Nënë Tereza’, është projekt i yni që do ta ndërtojmë për ta lehtësuar qarkullimin dhe rritur sigurinë në komunikacion.Ky projekt ideor është konceptuar si pjesë e zhvillimit të infrastrukturës moderne në qytet, me dizajn funksional, ndriçim publik dhe sistem të qartë sinjalizimi. Me realizimin e tij, Fushë Kosova do të fitojë një nyje të re rrugore që rrit sigurinë, efikasitetin dhe vlerën urbane të zonës”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:



