Krasniqi për koalicionin me LDK: Ngreheni këmbën zhag edhe për qeverinë e ardhshme në nivel vendi

Krasniqi për koalicionin me LDK: Ngreheni këmbën zhag edhe për qeverinë e ardhshme në nivel vendi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, s’la edhe shumë hapësirë për hamendje se një partneritet ekziston edhe në nivel kombëtar tashmë me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e as nuk ngurroi ta proklamojë atë siç pretendohet nga rivalët politik gjatë fushatës.


Krasniqi ishte në tubimin e përbashkët e PDK – LDK që garojnë si partnerë në Prizren me kandidatin e përbashkët tashmë, Shaqir Totajn. Prezent ishte edhe kryetari i degës së LDK’së, Driton Selmanaj, të cilin kreu i PDK zgjodhi ta përshëndesë për suksesin e marrëveshjes.

Ajo që tha më pas do të jetë temë me siguri pasi ofroi indikator se ky partneritet mes dy subjekteve politike nuk është vetëm në nivel rajonal si në Prizren dhe Mitrovicë e sipas komentatorëve edhe në garën për kryeqytetin por synim i përbashkët për zgjedhjet e radhës.

“Ne vazhdojmë të punojmë që kjo ndjenjë për Prizrenin të rritet, e ky qytet të zhvillohet e kjo ndjenjë të shkojë përtej anë e mbanë Kosovës. Andaj, qysh në fillim, desha ta përgëzoj Shaqën dhe Dritonin por edhe partnerët e tjerë të koalicionit, për këtë bashkëpunim e besatim për të mirën e qytetit dhe të qytetarëve. E unë po ju them sonte ngreheni këmbën zhag edhe për qeverinë e ardhshme në nivel të vendit”, tha Krasniqi në tubim

Këto zhvillime qartë kanë shqetësuar VV’në lideri i të cilës direkt e adresoi këtë çështje mu në Prizren të premten me retorikën e tij të zakonshme nxitëse elektorale.

Shpërndaje në: