Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit

Gjendet personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit

Personi i zhdukur në Bresalc të Gjilanit është gjetur.

Lajmin për  e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

“Personi është gjetur, dhe rasti ka kaluar në dorën e prokurorisë dhe policisë”, kanë thënë nga kjo shoqatë.

Rreth rastit janë deklaruar paraprakisht edhe nga policia e Gjilanit.

Zëdhënësi i policisë atje, Ismet Hashani njoftoi se aksioni i kërkimit kishte mbaruar në momentin që është gjetur një veturë nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit janë duke e hetuar rastin, ndërkaq, për momentin bëhet e ditur se nuk ka të lënduar e as të dyshuar.

“Ka mbaruar aksioni, Një veturë është gjetur për momentin janë duke u hetuar rrethanat për çfarë arsye është vetura aty. S’ka të lënduar e as të dyshuar”, tha Ismet Hashani.

Mbaron aksioni i kërkimit për të zhdukurin në Gjilan, deklarohet policia

Shpërndaje në: