Lajm i mirë për Kosovën, Sesko lëshon fushën i lënduar dhe mund t’i mungojë Sllovenisë
Ylli kryesor i Kombëtares së Sllovenisë, Benjamin Sesko ka lëshuar fushën i lënduar në ndeshjen e fundit të Manchester United.
Manchester United ka barazuar 2-2 ndaj Tottenhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.
Megjithatë, ky barazim mund të jetë pozitiv për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen e ardhshme kualifikuese ndaj Sllovenisë.
E gjithë kjo për faktin se ylli kryesor i sllovenëve, Sesko, ka pësuar një lëndim i cili e ka detyruar të largohet nga fusha në minutën e 87-të edhe pse u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 58-të.
Benjamin Sesko is forced off through injury, leaving United to finish the game with 10 men.
— Manchester United (@ManUtd) November 8, 2025
Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë është paraparë të zhvillohet më datë 15 nëntor në “Stadion Stožice” në Lubjanë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Momentalisht nuk ka ende ndonjë lajm se sa pritet të mungojë Sesko, por mundësitë janë të vogla që të jetë i gatshëm kundër Dardanëve./Periskopi



