Arbër Ismajli: Nesër është dita jonë, fryma e fitores ndihet në çdo lagje e fshat
Kandidati për Komunën e Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka njoftuar se së bashku me partnerët politik kanë zhvilluar një takim me qytetarët e këtij qyteti.
Ismajli përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka falendëruar të gjithë aktivistët, veprimtarët dhe secilin qyetarë.
“Bashkë me partnerët politik, patëm një takim të jashtëzakonshëm me qytetarët tanë të dashur të Gjilanit.Një mbrëmje plot entuziazëm, besim e dashni për qytetin tonë, që po e përmbyll një rrugëtim të gjatë, të ndershëm e plot sakrificë.Nga zemra i falënderoj strukturat e subjekteve politike, aktivistët, veprimtarët dhe secilin qytetar që ka qenë krah nesh në këtë betejë të drejtë për Gjilanin. Falë jush, sot fryma e fitores ndihet në çdo lagje, në çdo fshat e në çdo shtëpi të qytetit tonë.Tash është momenti vendimtar. Nesër është dita jonë!”, ka shkruar ai.
Ismaji i ka ftuar qytetarët që nesër të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
“Ju lutemi shumë, dilni të gjithë në votime, merrni familjen, shokët e miqtë, e bashkë ta bëjmë ndryshimin e madh që Gjilani e pret prej kohësh! Koha e fjalëve ka mbaruar. Nesër flasim me votë, për të ardhmen tonë, për ta ndalë degradimin dhe për një Gjilan të ri, të zhvilluar e që do të na bëjë krenar të gjithëve!Faleminderit shumë për besimin e shihemi bashkë në festën e fitores”,ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



