Intervistohet nga Policia e Kosovës i zhdukuri që braktisi veturën në Gjilan
Policia e Kosovës ka intervistuar në Gjilan një person i cili është gjetur disa orë pasi u raportua si i zhdukur dhe dyshimeve se e ka braktisur veturën në një mal në rrethinat e kësaj komune.
Këtë e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Në orët e pasdites së sotme është lokalizuar nga Policia e Kosovës personi në kërkim, pronari i veturës së braktisur në një mal në rrethinat e komunës së Gjilanit. I njëjti është intervistuar nga hetues policorë në Gjilan, për arsyen pse është braktisur vetura. Rrethanat rreth rastit do të hetohen nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës”, ka treguar Hashani./Periskopi/



