Lutfi Haziri: Të dielën LDK fiton, më mirë një fund i tmerrshëm për ata se sa një tmerr pa fund për krejt qytetarët e Gjjlanit e Anamoravës
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka njoftuar përmbylljen e fushatës për kryetar të Gjilanit nga kjo parti, Arbër Ismajli.
Haziri përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ditën e dielë LDK do të fitoj në Gjilan.
“Të dielën duhet të fitojmë. Më mirë një fund i tmerrshëm për ata se sa një tmerr pa fund për krejt qytetarët e Gjjlanit e Anamoravës.Në tubimin e sontëm përmbyllës, ndihem i përmbushur me gjithë fushatën që e kemi bërë, me pritjen e ngrohtë në çdo takim e konak dhe për krejt dashninë që ia keni dhënë Arbërit.Prej 31 tetorit e deri sonte, kemi takuar familje të ndershme që kanë dhënë kontribut, punë, djersë, lodhje e gjak.Çdo qytetar e bartë një votë dhe ajo votë e bartë ndryshimin. Vota juaj për Arbërin i jep mundësi për ta bërë ndryshimin e madh në Gjilan”, ka shkruar ai.
Sipas tij, Arbëri e ka dijen e potencialin, di të bashkëpunoj e të koordinoj dhe, mbi të gjitha, dallimet di t’i përkthej në përparësi e jo si pengesë.
“Faleminderit pafund të gjithë burrave e grave, veçanërisht familjeve të kryengritësve për lirinë e shqiptarëve, për mbështetjen e madhe ndaj Arbërit dhe LDK-së.Duhet të fitojmë. Më mirë një fund i tmerrshëm për ata se sa një tmerr pa fund për krejt qytetarët e Gjjlanit e Anamoravës!”, ka shkruar Haziri./Periskopi/
Postimi i plotë:



