Dje në Dortmund, sot në Madrid probleme të sigurisë (Video)

Dje në Dortmund, sot në Madrid probleme të sigurisë (Video)

Ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Dortmundit dhe  Monacos u shty për shkak të një shpërthimi në autobusin e skuadrës gjermane.

Situat jo e mirë është duke ndodhur edhe para ndeshjes Atletico Madrid – Leicester, ku tifozët mysafirë kanë bërë rrëmujë në kryeqytetin spanjoll, raporton Marca, përcjell Indeksonline.

Sipas policisë së Madridit, tifozët e skuadrës angleze kanë bërë rrëmujë nëpër qytet, ku të dehur po pengojnë qytetarët vendas atje.

Një grup i tifozëve Leicester u përleshën me policinë, pasi ata ishin të dehur. Askush nuk besohet të ketë qenë i plagosur në këtë incident, dhe është e paqartë nëse ndonjë veprim i mëtejshëm ka ndodhur.

Ndeshja nesër mbrëma do të jetë një rast historik për çdo mbështetës të klubit të Premier League e cila ka debutuar këtë sezon.

Shpërndaje në: