UEFA dhe FIFA dënojnë ashpër sulmin e mbrëmshëm
UEFA DHE FIFA kanë dënuar sulmin me bombë në autobusin e skuadrës gjermane Borussia Dortmund, transmeton Periskopi.
Dortmund ishte duke udhëtuar në drejtim të stadiumit për të zhvilluar ndeshjen ndaj skuadrës francize Monaco në kuadër të Ligës së Kampionëve por gjatë rrugës ata u përballen me tri shpërthime të forta, ku si pasojë i lënduar kishte mbetur mbrojtësi spanjoll, Marc Bartra.
Si pasojë e shërpthimeve ndeshja ishte anuluar dhe do të zhvillohet sonte me fillim të orës 18:15.
UEFA dhe FIFA kanë reaguar në lidhje incidentin e ndodhur dje.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, është shprehur i shqetësuar dhe ka thënë që të shtyhet ndeshja deri të mërkurën.
“Unë kam qenë i shqetësuar thellësisht nga shpërthimet që ndodhën në Dortmund. Vendimi i marrë për të shtyrë ndeshjen e UEFA Champions League ndërmjet Borussia Dortmund dhe AS Monaco ishte korrekt pasi ne duhet gjithmonë që të kemi prioritet sigurinë e të gjithë tifozëve, zyrtarëve, ekipit dhe lojtarëve.,” tha ai në një deklaratë.
Ndërsa shefi i FIFA-s, Gianni Infantino, ka deklaruar se do të vazhdojnë të monitorojë hetimin e incidentit dhe shërimin e lojtarit Bartra-së.
“FIFA dënon incidentin në Dortmund. Ne të gjithë jemi në pritje të detajeve të mëtejshme të incidentit”, ka thënë ai. /Periskopi/



