Dedaj: Edhe 100 vite të jetë ministre Gërvalla, Kosova nuk do të ketë përparim në politikën e jashtme

Dedaj: Edhe 100 vite të jetë ministre Gërvalla, Kosova nuk do të ketë përparim në politikën e jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, tha se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mungesë legjitimiteti dhe në qeverinë e tij ka korrupsion të sofistikuar.

Në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, Dedaj tha se Kurti nuk ka as mandat real, as legjitimitet për të ndarë pensione apo rrogat e 13-ta.

“Deputeti Kurti është rojtar, mi ruajt zyrat e veta, me ndonjë mashtrim me mbet prap po shpreson. Nuk ka legjitimitet e as mandat, as me nda pensione e rrogën e 13. Ai ka keqpërdorur çdo gjë. Nëse flasin për korrupsion dhe mafia energjetike, ky ka bërë korrupsion të sofistikuar”, tha Dedaj.

Dedaj kritikoi edhe politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

“Para luftës i kemi pasur dyert e hapura në Kongres, në Këshill të Evropës, e këta janë të dëmtuar në planin e jashtëm e të brendshëm. Edhe 100 vite të rrin ministër Donika Gërvalla nuk do të kemi anëtarësime të reja të Kosovës. Njohjet që kanë ardhur, janë merita të të tjerëve. Këta nuk kanë mundur ta anëtarësojnë Kosovën askund”, tha ai.

“Urgjentisht kjo diktaturë politike, duhet të largohet nga skena politike”, deklaroi Dedaj./Periskopi/

 

Shpërndaje në: