Këta do të jenë fituesit e komunave nesër në balotazh, sipas kunatit të Albulena Haxhiut
Dardan Krasniqi, kunati i Albulena Haxhiut, ka folur edhe për balotazhin për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër (9 nëntor).
Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social Facbook ka thënë se koalicioni nuk është një kor i zërave të njejtë.
Koalicioni nuk është një kor i zërave të njëjtë; është harmonia e dy roleve: atij që e mban derën hapur dhe atij që e mban pragun të sigurt. Se sa qytetarët do të jenë në kor me koalicionët, kjo është enigmë! Sa vlenë dera e hapur e kalimi i sigurt i pragut të fitorës tek ne, di shumë herë me qene edhe ndeshkim!.Sa do të funksionojë kjo, do të shihët nesër!”, ka shkruar ai.
Sipas Krasniqit këto komuna do të jenë fituese nesër në balotazh.
“Mitrovicë PDK LDK AAK Pakicat – Arian Tahiri;Pejë LDK – Gazmend Muhaxheri; Gjakovë AAK LDK -Ardian Gjini; Rahovec AAK – Smajl Latifi; Therandë AAK – Bali Muharremi;Dragash PDK VV – Shaban Shabani; Fushë Kosovë LDK PDK – Besnik Osmani; Klinë AAK – Zenun Elezaj; Junik AAK VV – Agron Kuqi; Prishtinë LDK PDK – Përparim Rama; Gjilan VV – Alban Hyseni; Kaqanik PDK – Sabadin Vishi; Vushtrri PDK – Ferit Idrizi; Kastriot LDK – Xhafer Gashi; Prizren; PDK LDK – Shaqir Totaj; Viti LDK – Sokol Haliti”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka thënë se “Fitues i zgjedhjëve lokale 2025 mbetët Serspka Lista me dhjetë (10) komuna!”
Postimi i plotë:



