Alarmon Haradinaj: Po votojnë persona që s’janë banorë të Junikut, do të ndërmarrim masa ligjore
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve nga shtabi i partisë në Junik, ku sot po zhvillohet procesi i balotazhit për kryetar komune, shkruan Periskopi.
Haradinaj ka bërë të ditur se janë evidentuar raste kur persona që nuk janë banorë të Junikut po marrin pjesë në votime, duke e cilësuar këtë si shkelje të ligjit.
“Të dhënat tona nga shtabi në Junik tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune. Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim. Do të bëjmë padi për secilin person veç e veç”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:



