Përditësimi i fundit nga KQZ: Dalja deri tani 27%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.
Në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 356,132.
Pjesëmarrja deri më tani në nivel vendi është 27,05%.
Vlen të potencohet se kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri tek mbyllja e vendvotimeve.




