Zv.ministri i Pecit lëshohet në fyrje: Exit polla kriminalë, përveç disa servilëve e puthadorëve pakurrizorë, askush normal nuk ju merr më seriozisht

Zv.ministri i Pecit lëshohet në fyrje: Exit polla kriminalë, përveç disa servilëve e puthadorëve pakurrizorë, askush normal nuk ju merr më seriozisht

Zv. ministri në detyrë në Ministrinë e Bujqësisë, Blerim Gashani është aktivizuar duke sulmuar televizionet dhe kompanitë të cilat publikojnë rezultatet e zgjedhjeve, shkruan Periskopi.

“Shyqyr që qytetarët e Kosovës ju njohin shumë mirë e shumë moti!
Përveç disa servilëve e puthadorëve pakurrizorë, askush normal në këtë vend nuk ju merr më seriozisht.
Ngjyra tashmë është tharë”, shkroi mes tjerash ai.

Postim i plotë:

Çfarë turpi!
Edhe pas exit pollave kriminalë të 12 Tetorit, Klubi Hibrid në televizione ku-me-ditë ku dhe ku-me-ditë nga kush të regjistruara, prapë paskan exit polla për sonte.
Shyqyr që qytetarët e Kosovës ju njohin shumë mirë e shumë moti!
Përveç disa servilëve e puthadorëve pakurrizorë, askush normal në këtë vend nuk ju merr më seriozisht.
Ngjyra tashmë është tharë.
Sikur në “Ikja e Moisi Golemit”, Kadare do t’ju thoshte:
Veç ndërgjegjës sate, prapa s’të ndjek kush!

Shpërndaje në: