Shehu shpall fitoren: Shpifjet, ofendimet e kërcënimet Juniku sot i ndëshkoi me votë
Ruzhdi Shehu ka shpallur fitoren në Junik dhe ka falënderuar të gjithë ata që votuan.
Ai ka thënë se sot junikasit me vendosmëri e konfirmuan fisnikërinë dhe vlerat e larta njerëzore.
“KY ËSHTË JUNIKU YNË. Ju faleminderit nga zemra për besimin dhe përkahjen tuaj. Junikasit sot me vendosmëri e konfirmuan fisnikërinë dhe vlerat e larta njerëzore”, ka thënë Shehu.
“Shpifjet, ofendimet dhe kërcënimet, Juniku sot i ka ndëshkuar me votë. Prandaj kjo fitore sot është kaq madhështore dhe historike, si asnjëherë më parë”, ka thënë ai.
“p.s. Në Junik komandanta janë vet junikasit”, ka porositur ai.



