Çeko reagon pas humbjes, e uron Përparim Ramën

Çeko reagon pas humbjes, e uron Përparim Ramën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në kryeqytet, duke e uruar Përparim Ramën për fitoren dhe duke falënderuar qytetarët për përkrahjen gjatë fushatës, shkruan Periskopi.

Në një postim drejtuar qytetarëve të Prishtinës, Çeku ka thënë se fushata dhe takimet me qytetarët kanë qenë një përvojë e jashtëzakonshme për të.

“…Kjo fushatë dhe takimet e mia me ju gjatë gjithë kësaj periudhe kanë qenë përvojë e jashtëzakonshme për mua. Ndjesinë e ngrohtë që ma keni dhuruar nuk do ta ndërroja me asgjë.
Faleminderit nga zemra për çdo votë dhe për çdo përpjekje që keni bërë për ndryshimin që e besuam bashkë. Jemi shumë, dhe kjo më jep forcë e besim për të ardhmen e Prishtinës. Kjo garë tregoi se sa shumë njerëz e duan një Prishtinë më të mirë…” ka shkruar ai.

Çeku ka uruar Përparim Ramën për fitoren, duke shprehur shpresën që kryeqyteti të dalë nga kaosi në të cilin ndodhet.

“E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që përnjëmend të dalë nga kaosi në të cilin është futur. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi.”, ka shkruar Çeku.

Ai ka shtuar se VV do të jetë një opozitë aktive në Kuvendin Komunal, duke mbrojtur interesat e qytetarëve.

“Si Lëvizje VETËVENDOSJE!, do të sigurohemi që nga opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës t’u qëndrojmë afër qytetarëve dhe të përcjellim secilin hap që qeverisja e ardhshme do ta ndërmarrë, duke u siguruar që interesi i qytetarëve dhe i qytetit të mbrohet deri në fund.”- shkroi ai.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: