Netflix mer vendim, kjo është lista e filmave që do t’i largojë
Netflix po humbet disa nga titujt më të dashur të tij, duke shkaktuar reagime të forta nga abonentët në rrjetet sociale.
Midis filmave që do të hiqen më 1 nëntor janë katër filmat e animuar të Shrek: Shrek, Shrek 2, Shrek the Third dhe Shrek Forever After, si dhe ekskluziviteti Despicable Me (Unë i përbuzshëm) dhe klasikët Willy Wonka & the Chocolate Factory (Gene Hackman) dhe Charlie and the Chocolate Factory (Johnny Depp).
Gjithashtu, disa filma nga seria Fast & Furious do të largohen, së bashku me komedinë e vitit 1986 Ferris Bueller’s Day Off me Matthew Broderick.



