Aktivisti i LDK-së të cilin e fotografoi Sveçla: I di ligjet dhe isha në rrugë, reagova me kulturë
Aktivisti i LDK-së, Art Merkoja i cili u fotografua dje gjatë zgjedhjeve në trotuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e akuzoi se po e shkelte ligjin, tha se nuk pati frikë dhe se nuk po bënte asgjë të jashtligjshme.
Ai tha në Frontal në T7 se sipas ligjit, është e ndalueshme që të fotografohej në atë mënyrë.
“Unë i di ligjet. Nuk kam qenë në ambientet e brendshme të shkollës. Kam qenë krejtësisht në rrugë”.
Merkoja tha se emblemën e LDK-së “nuk e heq kurrë”.



