Vjosa Osmani për serbin e rrëmbyer brenda territorit të Kosovës: Është provokim i rëndë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani para mediave ka thënë serbi që është rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës është provokim, raporton Periskopi.
Ajo ka thënë se ambasadori Jashari në Beograd ka tentuar disa herë të marrë informata, por që nuk ka mundur.
“Përtej faktit se ku ka ndodhur, kjo është një tentativë vrasjeje e institucioneve të Serbisë ndaj Kosovës. Është një krim dhe provokim i rëndë që tregon se Serbia vazhdon të veprojë kundër sovranitetit tonë,” ka deklaruar Presidentja.
“Kjo është një shkelje flagrante dhe përpjekje për të frikësuar qytetarët tanë. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këtë akt,” ka theksuar Osmani.



