Në ora 16:00 nis verifikimi i votave në Mitrovicën e Jugut, dy hetues policor do t’i kenë sytë mbi ata që do të numërojnë votat në QKN
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se do të rifillojë prcesi i verifikimit të votave në Mitrovicën e Jugut, ku dyshohet për manipulim të votave, shkruan Periskopi.
Nga KQZ kanë konfirmuar se procesi i verifikimit do të nis nga ora 16:00, ndërsa dy hetues policor do të angazhohen gjatë tërë kohës deri në përfundimin e plotë të procesit të numërimit.
“Ju informoj se në orën 16:00 do të vazhdojë procesi i verifikimit në Qendrën Komunale të Mitrovicës e Jugut”, tha Valmir Elezi për Periskopin.
Urdhërohet rifillimi i numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në Mitrovicën e Jugut



