Aktori i njohuri i reagon Adriana Matoshit: Fjalët që dëgjova nga kolegia ime s’do të doja t’i dëgjoja nga askush që flet shqip
Aktori i njohur, Basri Lushtaku i ka reaguar deputetës së Vetëvendosjes, Adriana Matoshi në lidhje me deklaratat e fundit ku ka fyer lagjen Lushtaku, shkruan Periskopi.
Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku kritikoi kolegën e tij për fjalët.
“Fjalet qe lexova sot nga nje kolege e imja jane fjale turpi,fjale qe nuk do te doja ti shihja e ti degjoja nga askush qe flet shqip…TURP,TURP,TURP…!”, shkroi ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Une jam Basri LUSHTAKU,jam nga fshati PREKAZ I POSHTEM,nga lagjeja e LUSHTAKEVE,jam krenar qe jam nga ky vend qe dha gjithcka per çlirimin e vendit tone,fjalet qe lexova sot nga nje kolege e imja jane fjale turpi,fjale qe nuk do te doja ti shihja e ti degjoja nga askush qe flet shqip…TURP,TURP,TURP…!
Ju lutem te gjitheve te permbaheni nga komentet fyese



