Xheneta Fetahu mahnit me imazhet e fundit të publikuara në Instagram

Xheneta Fetahu mahnit me imazhet e fundit të publikuara në Instagram

Xheneta Fetahu ka mahnitur ndjekësit me imazhet e saj më të fundit në Instagram.

Në fotot e publikuara, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ishte shfaqur plot stil, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Ajo kishte veshur një bluzë ngjyrë kafe, të kombinuar me një xhaketë lëkure të zezë. Veshjes i kishte shtuar një palë pantallona të shkurtra lëkure, të cilat i kishte kompletuar me geta të zeza, duke krijuar një pamje moderne dhe mjaft të kuruar.

Xheneta dukej jashtëzakonisht elegante, ndërsa pozonte me sharm dhe vetëbesim para kamerës.

Pamjen e saj e kishte plotësuar me një palë çizme të zeza dhe një çantë në të njëjtën ngjyrë, duke ruajtur harmoninë perfekte të kombinimit, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ky look, me nuanca tipike vjeshte, i shkonte për mrekulli dhe nxirrte në pah linjat e saj të përkryera trupore, duke e bërë paraqitjen e saj edhe më tërheqëse dhe plot stil./Periskopi

Shpërndaje në: