Kryeziu: Gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët është bërë burim i dhunës

Kryeziu: Gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët është bërë burim i dhunës

Drejtori ekzekutiv i KDI’së Ismet Kyreziu, ka reaguar pas përplasjes e cila sa nuk përfundoi me përleshje fizike mes gazetarit Parim Olluri dhe deputetit të VV’së, Nezir Krraki në Perssing, shkruan Periskopi.

Kryeziu ka shkruar se gjuha e vrazhdë që plotikanët po e promovojnë është bërë burim i dhunës që po rritet gjithandej.

“Gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë dhe është bërë burim i dhunës, e cila po rritet gjithandej.”– ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Postimi i plotë:

Gjuha e vrazhdë politike që po promovojnë politikanët ka ngritur nivelin e polarizimit të shoqërisë dhe është bërë burim i dhunës, e cila po rritet gjithandej.

Për ta ndalur këtë fenomen, duhet të kundërshtojmë me forcë gjuhën e ashpër politike që ndan shoqërinë dhe si pasojë, nxit dhunën fizike.

“Dukat djalë”- Ramadani i del në mbrojtje Ollurit pas debatit që gati sa nuk eskaloj fizikisht

 

Shpërndaje në: