Sindikata e RTK-së proteston nesër, bën thirrje për dalje masive

Sindikata e RTK-së proteston nesër, bën thirrje për dalje masive

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka bërë thirrje për protestë masive, të cilën do ta mbajnë nesër pasi që nuk po marrin pagën.

Nëpërmjet një komunikate për media sindikata thotë se kjo është thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët, pa dallim sektori, pozite a po përvoje.

“Nesër, më 13 nëntor 2025, në ora 11:15, para objektit të RTK-1, zhvillohet protesta e dytë me radhë e organizuar nga Sindikata e Punëtorëve të RTK-së (SPERTK). Kjo është një thirrje për mobilizim të madh dhe pjesëmarrje masive nga të gjithë punëtorët pa dallim sektori, pozite apo përvoje. Zëri ynë i përbashkët është forca më e madhe për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve të RTK-së. Ftojmë gjithashtu mediat e vendit që ta mbulojnë këtë protestë dhe të shprehin solidaritet me punonjësit e Radiotelevizionit Publik”, thuhet në thirrjen e sindikatës.

Ata kanë thënë se nesër do të bëhet të ditura edhe veprimet e mëtejme.

“Gjatë protestës së nesërme do të bëhen publik hapat e mëtejmë, përfshirë nisjen e grevës dhe bojkotit të punës, nëse situata nuk ndryshon. Detajet do të komunikohen gjatë ditës së nesërme. Le të jemi të gjithë bashkë — për pagë, dinjitet dhe të ardhme të sigurt për RTK-në”, përfundon komunikata./Periskopi

 

Shpërndaje në: