“Këtë proces do ta çojmë deri në fund — deri në RIVOTIM” – Anëtari i KQZ reagon pasi përfundoi verifikimi në Mitrovicë

“Këtë proces do ta çojmë deri në fund — deri në RIVOTIM” – Anëtari i KQZ reagon pasi përfundoi verifikimi në Mitrovicë

Anëtari i PDK-së në KQZ Arjanit Elshani, ka reaguar pasi ka përfunduar procesi i verifikimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë, shkruan Periskopi.

“Është jashtëzakonisht shqetësuese që ky trend i përzierjes së fletëvotimeve nga klasa të ndryshme është hasur në disa vendvotime, madje edhe raste ku fletëvotime nga një shkollë janë gjetur në shkolla të tjera.
Të gjitha këto dëshmi dhe fakte të mbledhura do t’i adresojmë në PZAP, dhe këtë proces do ta çojmë deri në fund — deri në RIVOTIM!
Përgëzoj secilin anëtar të ekipit që ka qëndruar vigjilent në çdo moment, duke siguruar çdo provë që Mitrovica të shkojë në RIVOTIM”, shkroi ai mes tjerash
Postimi i plotë:

Sapo përfundoi procesi i verifikimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit.
Që nga momenti kur u identifikuan fletëvotime me numra serikë që i përkasin vendvotimeve të tjera, jemi angazhuar me të gjitha ekipet e numërimit dhe me vëzhguesit e PDK-së në Mitrovicë për të evidentuar çdo rast të dyshimtë.
Është jashtëzakonisht shqetësuese që ky trend i përzierjes së fletëvotimeve nga klasa të ndryshme është hasur në disa vendvotime, madje edhe raste ku fletëvotime nga një shkollë janë gjetur në shkolla të tjera.
Të gjitha këto dëshmi dhe fakte të mbledhura do t’i adresojmë në PZAP, dhe këtë proces do ta çojmë deri në fund — deri në RIVOTIM!
Përgëzoj secilin anëtar të ekipit që ka qëndruar vigjilent në çdo moment, duke siguruar çdo provë që Mitrovica të shkojë në RIVOTIM.

Shpërndaje në: