Dita e ndeshjes: Shqipëria synon ta sigurojë ‘play-off’-in me fitore ndaj Andorrës

Dita e ndeshjes: Shqipëria synon ta sigurojë ‘play-off’-in me fitore ndaj Andorrës

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e enjte) në udhëtim të Andorra ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Andorrës në ndeshjen e xhiros së shtatë, takim që pritet të zhvillohet në “Estadi de la FAF”, me fillim nga ora 20:45.

Ekipi i Sylvinhos ka rritur nivelin në ndeshjet e fundit dhe pas fitores së madhe në udhëtim te Serbia, synon tri pikët e radhës për të siguruar thuajse qind për qind një vend në ‘play-off’.

Në anën tjetër, vendasit nuk kanë asnjë fitore në këto kualifikuese dhe nuk kanë motivimin e duhur për ta ndalur Shqipërinë, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi

Në rast fitore të Shqipërisë ndaj Andorrës dhe një humbje të Serbisë në udhëtim te Anglia, kuqezinjtë do të siguronin automatikisht pozitën e dytë, por në rast fitore të serbëve atëherë gjithçka do të komplikohej dhe do të mbetej për ndeshjen e fundit. /Periskopi

Shpërndaje në: