Bajrami për VV-në: Edhe hemodializën e kanë lënë pa material, largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare

Bajrami për VV-në: Edhe hemodializën e kanë lënë pa material, largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se reparti i hemodializës ka mbetur pa materialet e nevojshme.

Ajo ka përmendur disa nga skandalet e qeverisë Kurti përfshirë skandalin me rezervat shtetërore, duke thënë se “largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare – sa me parë aq më mirë.”

Postimi i plotë:

Edhe hemodializën e kanë lënë pa material –  kategorinë pothuajse më të ndjeshme të shoqërisë e kanë lënë nën mëshirën e fatit.

Kurti që ka marrë vendim për tender sekret të rezervave shtetërore, e që i ka zhvillu negociatat në restoranin ‘Bukë e Zemër’ të Ridvan Muharremit, i njëjti që ka leju vartësit e tij me i lidhë mbi 2400 kontrata njëburimore në vlerë prej 270 milionë Euro, po ky që ka leju që energjia e importuar gjatë viteve të fundit, në shumicën e rasteve, blihet jo në bursë, jo përmes ankandeve, por direkt nga NOA, që disa javë po raportohet që e ka lënë SHSKUK dhe qendrat e tjera pa material të domosdoshëm për procesin e hemodializës.

Sigurt arsyetimet janë te procedurat e prokurimit.

Qe pse unë dhe gjithë ata që e duan këtë shtet e këtë Republikë e kemi problem Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen sepse për ta nuk është me rëndesi shteti nuk është me rëndesi qytetari, ata qytetarët i shohin vota e shtetin e përdorin për t’i mbushur xhepat e tyre.

Largimi i tyre nga keqqeversija është urgjencë qytetare – sa me parë aq më mirë.

Dështimi skandaloz, pacientët e dializës në Kosovë mbesin pa trajtim për shkak të tenderëve të dështuar

Shpërndaje në: