Sllovenët të bindur se mund të mposhtin Dardanët
Futbollisti i kombëtares sllovene, Erik Janzha, ka thënë se Sllovenia ka disa plane për të mundur Kosovën dhe për të mbajtur shpresat për kualifikim në Kupën e Botës 2026. Ai theksoi se skuadra është duke u përgatitur maksimalisht për ndeshjen e rëndësishme të shtunën në Lubjanë.
“Ne e dimë çfarë duam, kemi disa plane se si ta mposhtim Kosovën. Do të varet shumë edhe nga ne, por shpresoj se do të realizojmë planin,” tha Janzha.
Ai e pranoi se mungesa e Benjamin Sheshkos, sulmuesit të Manchester Unitedit, do të ndikojë, por Sllovenia ka mjaftueshëm sulmues të cilësisë për ta zëvendësuar atë. Sheshko u lëndua gjatë ndeshjes me Tottenhamin.
“Sheshko do të na mungojë, por kemi lojtarë të tjerë cilësorë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur një lojë të mirë,” shtoi Janzha.



