LAJMI I FUNDIT: Shoqërohet në Polici ud drejtori i Përgjithshëm i RTK-së?

LAJMI I FUNDIT: Shoqërohet në Polici ud drejtori i Përgjithshëm i RTK-së?

Pak më herët Periskopi ka raportuar se Policia e Kosovës ka zbarkuar në ambientet e RTK, shkruan Periskopi.

Ndërkohë burime të Periskopit kanë bërë të ditur se ud drejtori i Përgjithshëm i RTK, Hysen Hundozi dyshohet se u shoqërua nga Policia.

Periskopi ende nuk ka marr vesh arsyen, po do ju mbajë të informuar në vazhdim..

Periskopi ka kontaktuar edhe Policinë, por deri në botimin e këtij artikulli nuk janë përgjigjur.

U.D Drejtorit të RTK-së, Hysen Hundozit, i ka skaduar edhe mandati i dytë 6-mujor, dhe aktualisht RTK-ja është pa bord, çka ka shkaktuar hallakamë.

Për këtë kishte raportuar gazeta Online Reporteri, një pjesë të tekstit mund ta lexoni më poshtë:

Kjo është ka shkaktuar edhe një përplasje me komunikime zyrtare me e-mail mes dyshes. Gazeta online Reporteri.net i ka parë një serë korrespondencash elektronike të Gërvallës me Hundozin, të zhvilluara gjatë kësaj jave, e që në to u përfshinë edhe vartësit e tyre.

Në një nga to Gërvalla – që konsiderohet si “dora” e Qeverisë në detyrë Kurti në RTK – i kërkon Hundozit që ta lirojë zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm, pasi thekson se me 31 tetor i ka përfunduar mandati i dytë 6 mujor për ushtrues të detyrës, dhe bordi nuk ka nxjerrë vendim të ri për të.

Hundozi, në përgjigjen e tij me e-mail, refuzon “urdhëron” e Gërvallës. Ky i fundit sërish i shkruan Hundozit. Këtë herë, shkurt dhe qartë, me një fjali: “Liroje zyrën TANI!”.

Pas këtij e-maili urdhërdhënës, Hundozi paralajmëron Gërvallën se do të jetë hera e fundit që pranon të marrë mesazh të tillë, dhe e njofton se nëse vazhdon sërish, atëherë do ta paraqes rastin në polici si kërcënim.

Tutje, në kundërpërgjigjen e tij, Hundozi i sqaron Gërvalles se çfarë nënkupton “kërcënimi” sipas kodit penal të Kosovës.

Bordi i RTK-së, “i mangët” për nga anëtarët, në gjithë këtë hallakamë po qëndron i heshtur dhe indiferent.

E gjithë kjo përplasje po ndodhë në kohën kur RTK-ja vazhdon të jetë në krizë institucionale dhe financiare, me mungesë buxheti edhe për pagat e punëtorëve, gjë që ka nxitur protestë të disa prej punonjësve, e cila u mbajt të premten por edhe sot para RTK-së.

 

Policia e Kosovës bastis RTK-në, kërkojnë disa dokumente

Shpërndaje në: