Shatri për Kurtin: Kur e di se ke rënë në këtë derexhe, ule pak kokën

Shatri për Kurtin: Kur e di se ke rënë në këtë derexhe, ule pak kokën

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ka thënë se partia në pushtet duhet të jetë më bashkëpunuese kur e di se në çfarë situate ndodhet aktualisht.

Shatri në KTV ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet ta kuptojë se vendi ka nevojë për institucione andaj duhet t’i ofrojë njerëzit e të mos i fyejë.

“Tri partitë e mëdha opozitare i kanë 58 për qind të votave, këta 42 për qind. Kur e di se ke rënë në këtë derexhe, ule pak kokën, bëhu pak bashkëpunues, kuptoje se ky vend ka nevojë për institucione, ofro njerëzit mos i nënçmo me fjalë fyese”, është shprehur ai./Periskopi/

Shpërndaje në: