“Aktakuza është diçka e re për mu” – Arsimtari mohon akuzat për gjuajtje të flamurit kombëtar e plisit në bërllog
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot është mbajtur seanca e radhës ndaj mësimdhënësit Muhamed Hajredinaj, i akuzuar se kishte hedhur në shportë të mbeturinave flamurin kombëtar dhe plisin.
Hajredinaj ka deklaruar edhe një herë se është i pafajshëm.
Para trupit gjykues, ai ka thënë se pretendimet e prokurorisë nuk përputhen me aktakuzën që po e dëgjon.
“Ngjarja, ashtu siç është prezantuar në aktakuzë, është diçka e re për mua, sikur po e dëgjoj për herë të parë”, ka deklaruar ai.



