Gjyqtarët francezë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Kosovë

Gjyqtarët francezë do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Kosovë

Gjyqtarët francezë do të jenë përgjegjës për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës në mes të Sllovenisë dhe Kosovës.

Gjyqtari i ndeshjeve të mëdha në Evropë, Celement Turpin, do të jetë gjyqtari kryesor i takimit.

Për shkak të rëndësisë së madhe të kësaj ndeshje, UEFA është përkujdesur që në fushë te ketë ‘ekspert’ të ndarjes së drejtësisë.

Turpin do të ndihmohet nga asistentët e tij Nicolas Danos dhe Benjamin Pages. Stéphanie Frappart do të jetë gjyqtari e katërt, ndërsa në VAR do të jenë Jerome Brisard dhe Jeremie Pignard.

Një rezultat pozitiv nga Kosova, edhe barazim, do t’i dërgojë “Dardanët” në fazën “play-off” të kualifikimeve për Botëror.

Në anën tjetër, Sllovenia duhet me çdo kusht që të marrë pikët e plota në “Stozice Stadium”, për të mbajtur gjallë shpresat për pozitën e dytë në grup.

Ndeshja mes Sllovenisë e Kosovës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:45.

Shpërndaje në: