Dogana e Kosovës asgjëson mbi 300 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 300 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”

Dogana e Kosovës ka asgjësuar një sasi të konsiderueshme të shamponëve të falsifikuar të markës tregtare “HOBBY”, në përmbajtje prej 1,200 ml për secilën, gjithsej 324 pako.

Produktet u sekuestruan gjatë procedurave të kontrollit doganor, pasi dyshohej se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të mbajtësit të markës.

Pas verifikimit, u konstatua se mallrat ishin të falsifikuara dhe mund të paraqesin rrezik për shëndetin, prandaj u ndalua qarkullimi i tyre. Dogana e Kosovës thekson përkushtimin e saj për parandalimin e falsifikimit dhe piraterisë, duke mbrojtur konsumatorët, bizneset legjitime dhe sigurinë ekonomike të vendit.

Qytetarët ftohen të jenë të kujdesshëm gjatë blerjes së produkteve kozmetike dhe të raportojnë çdo dyshim për mallra të falsifikuara.

Shpërndaje në: