Zyrtari i AAK’së: Për të mirën e Kosovës të shqyrtohet bashkëpunimi me Glauk Konjufcën
Zyrtari i AAK’së Besnik Krasiqi ka thënë se për të mirën e Kosovës duhet të shqyrtohet bashkëpunimi me Glauk Konjufcën, shkruan Periskopi.
Ky reagim i tij erdhi pasi kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, e konfirmoi dje se ka pasur kërkesë nga Konjufca për takim.
“…Aleanca duhet ta shqyrtojë me përgjegjësi mundësinë e bashkëpunimit, sidomos nëse kjo hap rrugën për stabilitet institucional, shmang zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe zgjidh njëherë e mirë çështjen e presidentit. Nëse VV dhe z. Konjufca janë të sinqertë në këtë drejtim, unë besoj se Aleanca dhe kryetari Haradinaj do të dinë të marrin vendimin e duhur, si gjithmonë kur është fjala për të mirën e Kosovës…”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kujtojmë se Krasniqi kishte bërë koalicionin me Artan Abrashin e VV’së në Prizren për balotazhin e 9 nëntorit.
Postimi i plotë:



