Hajdari sulmon Prokurorinë Speciale dhe prokurorin Valdet Gashin: Të gjitha të ashtuquajtura prova janë mbledhur jashtëligjshëm
Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë (MINT), Rozeta Hajdari, gjatë konferencës për media ka folur për herë të parë për aktakzuën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në rastin me rezverat shtetërorë.
Hajdari ka sulmuar Prokuroiunë Speciale dhe prokurorin Valdet Gashi, raporton Periskopi.
“Mbi të gjitha të gjitha të ashtuquajtura prova të Prokurisë Sperciale janë mbledhur jashtëligjshëm përmes dhe kanë zbatuar udrdhërin e prokuriot Valdet Gashit i cili ka dërguar policët hetues në ministru pa cerifikatë të sigurisë dhe pa leje të gjasjes kanë marrë materialin brenda një ore”.
Ajo ka sulmuar edhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, duke përmend edhe kryeterroristin Millan Radojçiqin.
Hajdari ka treguar se ka denenocuar edhe hetuesit në IPK, sipas saj për shkelje ligjore.
“Kanë marrë materialin brenda një ore në departamentin e rezervave shtetërore të mallrave, në kuadër të Ministrisë duke u thirrur në autorizimin e prokurorit Valdet Gashi. Kemi denoncuar hetuesit pranë IPK-së dhe IPK ka hapur hetim të rastit dhe ka konstatuar shkeljen ligjore në veprimet e dy policëve hetues që s’ishin të pajisur me certifikatën e sigurisë të nivelit sekret”.
“Në këtë raport të IPK-së i është kërkuar u.d kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, që ta udhëzojë IPK-në për veprimet e mëtejme për këtë rast. Por, kjo cështje është mbyllë nga vetë prokurori Valdet Gashi bazuar në raportin e tij. Me të pranuar raportin e IPK-së, prokurori special Valdet Gashi ka pohuar se është në konflikt interesi dhe nuk mund të trajtojë lëndët pasi që vetë ky kishte autorizuar policët hetues të merrnin dokumentacionin e rezervave”.
Ajo ka deklaruar se ka ngritur padi ndaj policëve hetues, duke pretenduar se provat e përfshira në këtë rast janë mbledhur në mënyrë të jashtëligjshme.
“Ne i kemi paditur policët hetues, sepse provat janë mbledhur jashtë çdo procedure ligjore”.
Hajdari tha se më pas policët i kishte liruar vetë Gashi.
“Kjo tregon mungesë profesionalizimi, dinjiteti e morali profesional në trajtimin e rasteve të interesit publik. Anshmëri për trajtimin e rastit për interes personal dhe mbi të gjitha anshmëri politike, krejtësisht të ndaluar për një zyrtar publik, prokuror i Prokurorisë Speciale me përgjegjësi për ndjekjen e rasteve të korrupsionit./Periskopi



