Rozeta Hajdari thotë se Albin Kurti e ka bërë ministre

Rozeta Hajdari thotë se Albin Kurti e ka bërë ministre

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë (MINT), Rozeta Hajdari, gjatë konferencës për media ka folur për herë të parë për aktakzuën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në rastin me rezverat shtetërorë.

Hajdari gjatë  konferencës për media ka treguar se për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës është e ka njoftuar edhe kryeministrin në detyrë  Albin Kurtin, raporton Periskopi.

“Është detyrë gjithmonë e ministrit që kur ndodh një e re në ministri, të raportojë të kryeministri. Unë gjithmonë e njoftoj. Këto janë komunikimet tona të brendshme”, ka thënë ajo.

Gazetarët e kanë pyetur se cili do të jetë vendimi përfundimtar i saj pas gjithë kësaj ngjarje, Hajdari ka thënë setë e ka emëruar kryeministri Kurit në ministri dhe s’ka vendosur që të bëhet vetë ministre në MINT.

“Unë s’kam vendos me ardhë në ministri në MINT, ka vendos kryeministri Albin Kurti dhe i falënderohem”, ka thënë Hajdari./Periskopi

 

Shpërndaje në: