Murati i reagon Përparim Ramës pas kallëzimit penal: Tregoni dikush që u kry fushata
Ministri në detyrë, Hekuran Murati, i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Murati ka thënë se Rama nuk ka arritur ta miratojë në kohë buxhetin.
Postimi:
Marrëzia e Përparim Ramës nuk paska kufi. Vetë ai nuk ka arritë me e miratu buxhetin e Komunës brenda afatit ligjor, dhe tash mendon me e hedhë fajin e dështimit personal tek të tjerët me shfaqje sikur kjo me kallëzim penal.
Besoj që dikush do duhej me njoftu Përparimin që kodi penal parasheh dënim me 3 muaj deri në 3 vjet burg për kallëzim penal të rremë.
Siç edhe mund të shihet nga data, kallëzimi qenka bërë me datë 7 tetor, pra gjatë fushatës zgjedhore. Dhe normalisht që aty ka qenë edhe qëllimi.
Tregoni dikush që është kry fushata. Tash do duhej me ju kthy punës.



