Shtatë të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Zajm të Klinës, Policia jep detaje
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sonte në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në fshatin Zajm të Klinës.
Lajmin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka treguar se në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura.
“Shtatë personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha ai.
Gashi ka bërë të ditur se njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se janë duke vazhduar hetimet për shkaqet e aksidentit./Periskopi/



