Kriza me pagat në RTK, Osmani letër Bashës: Të formohen urgjentisht komisionet parlamentare, partitë të gjejnë kompromis

Kriza me pagat në RTK, Osmani letër Bashës: Të formohen urgjentisht komisionet parlamentare, partitë të gjejnë kompromis

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një letër kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, duke kërkuar që të adresohet mungesa e komisionit për financa, i cili ka përgjegjësinë për aprovimin e mjeteve buxhetore për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Në letrën e saj, Osmani thekson se për shkak të krizës së pagave që ka përfshirë transmetuesin publik, është e domosdoshme që partitë politike të krijojnë të paktën komisionet e përhershme parlamentare, edhe pse ende nuk është formuar Qeveria e re dhe nuk dihet se cilat janë pozitat e opozitës.

Kjo iniciativë vjen për të siguruar funksionimin e duhur të RTK-së dhe për të adresuar problemet financiare që po prekin stafin dhe punonjësit e transmetuesit publik.

Shpërndaje në: