Këto janë gjasat sipas Lokajt që Shqipëria dhe Kosova mundet të luaj në play off
Komentatori i sportit, Andin Lokaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se një duel mes Kosovës dhe Shqipërisë mund të bie nga shorti, por sipas tij, në fund i rëndësishëm është rezultati. Një përballje e mundshme mes Kosovës dhe Shqipërisë, sipas Lokajt, do të ishte jashtëzakonisht interesante.
“Ka mundësi edhe me Shqipërinë, që do të kishte qenë normale. Shorti është short, dhe nëse na bie të luajmë me Shqipërinë, atëherë edhe si fëmijë mahallë me mahallë kemi luajtur për rezultat. Rezultati është në fund dhe është lojë futbolli, do të kishte qenë interesant. Duhet të jemi të gatshëm për secilin skenar”, ka thënë Lokaj.
Lokaj ka vlerësuar gjithashtu se Shqipëria nuk ka treguar lojë të mirë gjatë ndeshjeve për kualifikimin e Kupës së Botës, por sipas tij, ende ka kohë për përmirësim.
“Shqipëria nuk ka treguar lojë të mirë, por qëllimin e arriti. Megjithatë, ka kohë deri në mars të përmirësohen, dhe Shqipëria ka lojtarë me përvojë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Shqipëria fitoi ndaj Andorrës me rezultat minimal 1:0, fitore që i shërbeu për të ecur tutje.
Ndërsa Kosova sot zhvillon ndeshjen me Slloveninë në orën 20:45./Periskopi/



