Andin Lokaj tregon nëse i ka rënë pishman që e quajti Albin Kurtin hajvan

Andin Lokaj tregon nëse i ka rënë pishman që e quajti Albin Kurtin hajvan

Komentatori i sportit, Andin Lokaj, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka folur edhe për momentin para se të fillonte derbi italian Inter-Juventus, ku e kishte quajtur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, “hajvan”.

“Kryeministri me hajvan ne histori, e kam një dëshirë që kryeministri më hajvan mos të më dëgjoj sonte, se e nali. Kryeministri, po çfarë kryeministri more, me hajvani”, kishte thënë ndër tjerash Lokaj.

Lokaj ka thënë se për këtë, nëse është Kurti pishman që i quajti qytetarët hajvan, është edhe ai.

“Por, nëse ai i ka rënë pishman që e quajti popullin ashtu, i bie edhe unë s’ka problem”, ka thënë Lokaj.

Kujtojmë se deklarata e Lokaj gjatë komentimit të ndeshjes shkaktoi shumë reagime, e që detyroi mediumin ku punon Lokaj, që të ndërmerrnin masa disiplonore ndaj komentatorit.

Lokaj, është aktiv në komentimin e sportit që nga pas lufta dhe është njëri nga ikonat e komentimit, që shpesh përfshinë edhe sarkazëm, por edhe ironi në komentime.

Njëri nga momentet më pikante të komentimit të Lokaj ishte kur shënoi gol Edon Zhegrova, e që Lokaj e quajti diamant e llokum.

“O diamant, o llokum përtej llokumit”, ishin fjalët e Lokajt që tashmë janë bërë virale nëpër rrjetet sociale./Periskopi/

Shpërndaje në: